Kombinohet me gjithçka, nuanca që do të jetë trendi pranveror

schedule14:21 - 17 Shkurt, 2022

schedule 14:21 - 17 Shkurt, 2022

Ardhja e pranverës sjell gjithmonë ndryshime në garderobën tonë, jo vetëm në pëlhura por dhe në ngjyra. Është stina kur lëmë pas ngjyrën e zezë dhe të gjitha ngjyrat e errëta duke zgjedhur nuancat e çelëta. Lejlaja dhe roza e lehtë janë ngjyrat që përcaktojnë stilin e pranverës.

Veçanërisht roza romantike e quajtur “Dusty Pink’ është alternativa perfekte për ato që e konsiderojnë rozën shumë vajzërore. Mund të kombinohet lehtësisht me të gjitha ngjyrat, duke filluar nga më të ndezurat tek ato të tokës apo bluja.

Roza është një ngjyrë ideale për të gjitha orët dhe për çdo rast dhe tashmë konsiderohet bezha e re për pranverën. “Vogue” sugjeron kombinimet që do të bëhen bazë për stilin e përditshëm.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!