“Ndryshe thotë, ndryshe vepron”. Rusia njofton tërheqjen e trupave, por NATO dhe SHBA-të thonë të kundërtën

schedule13:14 - 17 Shkurt, 2022

schedule 13:14 - 17 Shkurt, 2022

Rusia njoftoi sot se po vazhdon procesin e heqjes së trupave ushtarakë nga kufiri me Ukrainën, duke iu përgjigjur akuzave të SHBA-së se po vazhdon të forcojë praninë e saj ushtarake në rajon me qëllim pushtimin e Ukrainës.

Si rrjedhojë Moska bëri të ditur se ka publikuar foto dhe video në mbështetje të pretendimeve të saj se po largon forcat e armatosura nga kufiri.

Ministria ruse e Mbrojtjes shtoi sot se njësitë e tjera të ushtrisë ruse po largohen nga Krimea, duke publikuar foto që tregojnë një tren që transportonte pajisje dhe automjete përmes urës përtej ngushticës së Kerç-it.

Gjithashtu zyrtarët rusë vunë në dukje se njësitë e blinduara dhe tanket nga Rusia perëndimore kanë filluar të kthehen në bazat e tyre.

Presidenti rus, Vladimir Putin foli të martën  për një “tërheqje të pjesshme”, pa dhënë detaje për kohën ose shtrirjen e operacionit. Perëndimorët, nga ana e tyre, vënë në pikëpyetje vullnetin e mirë të Rusisë dhe dyshojnë se ajo dëshiron të pushtojë Ukrainën, duke thënë se nuk kanë parë asnjë provë të de-përshkallëzimit.

Një burim i Shtëpisë së Bardhë, duke folur në rrethana  anonimiteti, akuzoi Moskën se ka shtuar 7000 burra në ushtrinë e saj duke kërcënuar Ukrainën.

NATO po “i merr shumë seriozisht” kërcënimet kundër Ukrainës duke përforcuar trupat ruse në kufijtë e saj, tha sot në Bruksel Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben allace.

“Ne kemi parë një rritje të trupave gjatë 48 orëve të fundit, deri në 7000. “Ne pamë një urë duke u ndërtuar nga Bjellorusia në Ukrainë ose afër Ukrainës . ”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!