Parlamenti Evropian kërkon vendosjen e sanksioneve ndaj Dodikut

schedule12:29 - 17 Shkurt, 2022

schedule 12:29 - 17 Shkurt, 2022

Pas qëndrimit të të ditëve të fundit të liderit serb të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik Parlamenti Evropian i bëri thirrje Këshillit Evropian të vendosë sanksione ndaj liderit të SNSD dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Mediat e huaja bëjnë me dije se kjo është e pasqyruar në amendamentin e raportit vjetor të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Amendamenti u paraqit nga eurodeputetët Pedro Marques, Tonino Picula dhe Thijs Reuten, me 504 deputetë që votuan pro ndërsa kundër votuan 93 deputetë dhe abstenuan 72. Është interesant fakti se amendamenti i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian u mbështet nga shumica e grupit PPE, dhe se HDZ-ja kroate mbeti me të djathtën radikale dhe me populistët.

Amendamenti dënon me forcë masat secesioniste antikushtetuese të autoriteteve të Republikës Serbe, të cilat synojnë të krijojnë institucione të krahasueshme në fushën e mjekësisë dhe pajisjeve mjekësore, drejtësisë, mbrojtjes, sigurisë dhe taksave.

Kjo, siç theksohet, minon strukturat shtetërore të Bosnjë-Hercegovinës dhe krijon një kërcënim ekzistencial për unitetin dhe integritetin territorial të saj. Roli i dëmshëm i akterëve rajonalë dhe ndërhyrja e jashtme e Rusisë janë gjithashtu të dënuar.

Dhe duke pasur parasysh se amendamenti përmend edhe pjesëmarrjen negative të akterëve rajonalë, është e sigurt se i referohet politikës së Kroacisë, e mbi të gjitha mesazhit të presidentit Zoran Milanoviç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!