Dëshmitarja e radhës në Komisionin Hetimor për Inceneratorët është Reida Kashta, drejtoreshë e Agjencisë së Prokurimit Publik. Gjatë dëshmisë së saj, Kashta tha se institucioni i saj nuk ka qenë në dijeni të dhënies me koncesion të inceneratorit të Elbasanit.
Tabaku u shpreh se është i qartë roli i Ëngjëll Agaçit. “Në kundërshtim me sugjerimin e APP-së përgatiti Vendimin e Këshillit të Ministrave dhe kaloi mbështetjen financiare”, tha Tabaku.
Pjesë nga debati:
Jorida Tabaku: A ka në Republikën e Shqipërisë ligji shqiptar një proçedurë e cila quhet, negociim pa shpallje?
Reida Kashta, Drejtoresha e APP: Cili nga ligjet?
Jorida Tabaku: Ligji i Prokurimit Publik.
Reida Kashta: Ligji i Prokurimit Publik ka një proçedurë që parashikon proçedurën e negociimit pa shpallje.
Jorida Tabaku: Ligji i konçesione ka një proçedurë negociim pa shpallje?
Reida Kashta: Ligji i konçesione ka vetëm proçedurë të hapur, të kufizuar dhe negociim me shpallje.
Jorida Tabaku: Kjo është përgjigjia që ju i keni dhënë dhe unë për qartësi do të lexoj përgjigjen që z. Eduard Ahmeti i ka dhënë z. Lefter Koka. “Agjensia e Prokurimit Publik” konstaton se nëpërmjet këtij project-vendimi propozohet se për objektin e sipërpërmendur autoriteti kontraktues të negociohet me propozuesin e pakërkuar, lloji i kontratës të konçesionit PPPdhe afati i tij. Nga shqyrtimi i projekt-vendimit dhe relacionit shoqërues APP konstaton se ky projekt-vendim i referohet nenit 13, pika 2 dhe nenit 22 pika 3 të Ligjit për koncesionet dhe PPP. Referuar këtyre dispozitave autoritetet kontraktuese janë organe të cilat ky ligj i jep kompetenca që ta ndërmarrin një proçedurë të tillë. Në pikën 2 të dispozictës thuhet që autoritetet kontraktuese janë kryeministria, Kuvendi ose njësitë e qeverisjes vendore, dhe thuhet, sa i takon llojit të proçedurës që do të ndiqet APP arsyeton se në nenin 22 pika 3 të cilit i referohet ky projekt-vendim, parashikohet se, në dhënien e koncesioneve PPP autoriteti kontraktues mund të përdorë ose proçedurën e hapur ose proçedurën e kufizuar, ose proçedurën negociim me shpallje paraprake. Sa më sipër APP vlerëson se kjo proçedurë përzgjedhëse duhet bërë në përputhje me parashikimet ligjore”. Pra këto tre lloj formash që ju na i përmendët. Proçedurë e hapur, e kufizuar dhe negociim me shpallje. Është e saktë?
Reida Kashta: Po ajo është përmbajtja e shkresës së APP-së.
Jorida Tabaku: Në dijeninë tuaj kjo proçedurë si u zbatua?
Reida Kashta: Në APP nuk ka asnjë komunikim të mëtejshëm për objektin të cilit ju i referoheni kështu që nuk kam asnjë informacion zyrtar si është zbatuar procedura. Ne thjesht kemi dhënë një mendim për projekt-vendim.
Jorida Tabaku: Si ka mundësi që është denoncuar publikisht, është folur vazhdimisht për këtë ju nuk e keni monitoruar?
Reida Kashta APP: Sepse nuk kemi një rekord për një procedurë të tillë koncensionare. Pra, nuk kemi asnjë komunikim të mëtejshëm për APP për këtë objekt.
Jorida Tabaku: Pra, ju po thoni që për ju kjo procedurë nuk ekziston? S’ka ndodhur?
Reida Kashta APP: APP-ja vihet në njoftim zyrtarisht me komunikime; nga njoftimi i procedurës dhe në vijim. Nuk kemi një komunikim për këtë procedurë.
Jorida Tabaku: Në kopje të shkresës që ish-ministër Lefter Koka ka nisur, për dijeni është edhe Ëngjëll Agaçi. Z.Ëngjëll Agaçi në çfarë marrëdhënie është me institucionin që ju drejtoni? Është mbikëqyrësi juaj, drejtuesi juaj është autoriteti tek i cili ju raportoni?
Reida Kashta APP: Është sekretari i përgjithshëm i organit tonë, epror. Pra, ne jemi institucion varësie, në varësi të Kryeministrisë.
Jorida Tabaku: Në dijeni tuaj për një procedurë që keni sugjeruar që nuk duhet të ndodhë kështu, keni një epror për të cilin raportoni. Gjykoni që duhet të kishin informacion edhe ju.
Reida Kashta: Kam një fushë veprimtarie shumë më të ngushtë. Aty mund të kalojnë shumë vendime.
Jorida Tabaku: Besoj që është i qartë edhe roli i zotit Agaçi. Sa procedura keni monitoruar?
Reida Kashta: Një numër të pafundëm. Procedurat monitorohen me indicie nga të gjitha format. Një pjesë të mira na i sjell KLSH.
Jorida Tabaku: Sa herë është denoncuar publikisht kjo. Ju si drejtoreshë nuk pyetët çfarë po ndodh.
Reida Kashta: E para nuk e kemi raportin nga KLSH. Nuk mundet të shkojnë në audit 5 institucione. Deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga KSLH.
Jorida Tabaku: E kuptoj që nuk e keni ju përgjegjësinë e zotit Agaci, Ahmetajt apo Lefter Koka. Por po ju them se kur nuk i ka 52 ditë nuk futet se shkelet procedura. Keni pasur komunikime me Agaçin? lidhur me këtë procedurë?
Anila Denaj: Kjo gjuhë në orën 17:00…
Jorida Tabaku: Ju lutem mos influeconi dëshmitarët. Zonja Kashta keni pasur komunikim për çështejen e incneratorit të Elbasanit me eprorin tuaj?
Reida Kashta: Jo.
Jorida Tabaku: Keni ju dijeni për vendimet qe Këshillit të Ministrave që miratohen dhe publikohen?
Reida Kashta: Jo. APP ka mjaftueshëm punë për tu marrë ndjekim VKM që na përcillen zyrtarisht.
Dhurata Çupi: Ju keni qenë në dijeni, keni apo s’keni proceduar gjoba apo masa administrative?
Reida Kashta: Kishte një sërë pyetjesh brenda pyetjes suaj. Ju keni thënë që kemi marrë dijeni dhe nuk kemi njoftuar. Unë deklarova se pranë agjencisë nuk është përcjellë. unë nuk hedh fall nëse një institucion hedh një procedurë. Nuk është paraqitur. APP vihet në lëvizje nga institucionet përkatëse. në këtë rast nuk ka pasur një komunikim zyrtar për këtë çështje.
g.v/abcnews.al