Hungaria është gati të pranojë refugjatë nga Ukraina

schedule15:23 - 16 Shkurt, 2022

schedule 15:23 - 16 Shkurt, 2022

Hungaria mund të kujdeset për dhjetëra mijëra refugjatë nga Ukraina nëse është e nevojshme, tha sot kryeministri Viktor Orban.

“Rregullat e azilit janë të qarta, vendi i parë i sigurt duhet të ofrojë strehim,” u tha gazetarëve Gergely Gulias, duke shtuar se interesi i Hungarisë është të shmangë një luftë në konfliktin Rusi-Ukrainë.

Situata në Ukrainë mbetet ende e rrezikshme. Perëndimi ende beson se një pushtim rus mund të ndodhë. Presidenti ukrainas tha sot se nuk është faktuar tërheqja e trupave ruse nga kufiri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!