Një mrekulli nga natyra. A e dini çfarë vetish shëruese ka livando?

schedule15:00 - 16 Shkurt, 2022

schedule 15:00 - 16 Shkurt, 2022

Shumë persona i vendosin lulet e thara të livandos në raftin e rrobave për një aromë më të mirë. Përveç këtij qëllimi, lulet e thara janë përdorur edhe për të larguar insekte të bezdisshme si mushkonjat. Nga kjo bimë prodhohen çajra, vajra esencialë dhe zbutës rrobash. Vaji esencial i livandës nuk ka efekte të dëmshme, mund të përdoret nga të gjithë dhe është efektiv për shumë sëmundje.

Cilat janë efektet e dobishme të livandos?

Nëse nuk e dinit, livanda është një aleat i shkëlqyeshëm në luftën kundër alergjive, astmës, bronkitit, dhimbjeve të fytit, infeksioneve të gojës, kollës, sinusitit, migrenës, dhimbjes së kokës, djegieve, prerjeve, depresionit, stresit dhe hipertensionit. Lavanda gjithashtu ka veti të forta antiseptike. Vaji i livandës mund të jetë një dezinfektues i shkëlqyeshëm dhe një zëvendësues i mirë i alkoolit.

Përveç kësaj, livanda mund të qetësojë lëkurën e irrituar, prandaj rekomandohet si një ilaç natyral për lëkurën e yndyrshme, aknet, psoriazën, ekzemën dhe dermatitin. Nëse e përzieni me barishte të tjera si kamomili ose rozmarina, efekti do të rritet. /abcnews.al