Dy futbollistë shqiptarë mund të marrin bursë në Angli

schedule18:33 - 1 Mars, 2019

schedule 18:33 - 1 Mars, 2019

Dy futbollistë të rinj shqiptarë do të kenë mundësi të përfitojnë bursa për në Angli. Kjo, pas një seleksionimi që do të bëhet në muajin maj në Akademinë “Football Republic”.

Një përzgjedhje e rëndësishme pritet të bëhet këtu. Janë fushat e Akademisë “Republika e Futbollit” që do të presin në 18 e 19 maj të këtij viti, një seleksionim të moshave nga 15 deri në 18 vjeç, dhe kjo në bashkëpunim me një akademi angleze.

Besohet se do të jenë me qindra adoleshentë shqiptarë, siç shpresojnë Besart Xhaferri i agjencisë “EB Konsultansi”, anglezi Benxhamin Uats i Akademisë “Prospektës Efsivi Intërnejshënëll” dhe Redi Jupi, numri 1 i “Republikës së Futbollit”.

Agjenti anglez tregoi se çfarë përfaqëson akademia për të cilën ai punon.

“Synimi i udhëtimit tim është që të krijojmë kushtet për një kaping dyditor në Shqipëri. Akademia jonë është shumë e përhapur në botë, në qytete të ndryshme të Australisë si Melburn, Përth apo Sidnei. Po ashtu, në vende të tjera si Nigeri, Hong Kong. Tani duam që të bëjmë të njëjtën gjë në Shqipëri”.

Redi Jupi ka kënaqësinë se ky nuk do të jetë një emigracion si ai me të cilin janë mësuar shqiptarët. Jupi, ish-futbollist i njohur, shpreson që të ketë më shumë interesim nga fëmijët për futbollin. Bursat që mund të përfitojnë dy lojtarë shqiptarë në Angli arrijnë në 23 000 paund./abcnews.al