Prej kohësh, marrëdhëniet mes Paris Saint-Germain-it dhe Real Madridit kanë qenë thuajse inekzistente, fillimisht për shkak të sipërmarrjes së dështuar me Superligën evropiane dhe më pas për shkak të Mabappe.
Në një intervistë për Canal +, presidenti i PSG Nasser al-Kalaifi, ka pranuar se nuk ka marrëdhënie me klubin spanjoll, pa përmendur sulmuesin francez.
“Nuk do ta fsheh faktin që për momentin nuk kemi marrëdhënie me Real Madridin. Nuk do të tërhiqem përballë gjithë asaj që ka ndodhur. Unë besoj në të drejtën e skuadrave të vogla për të hyrë në futboll. Ata nuk besojnë njësoj dhe kjo është situata”, ka thënë ai.