Tre janë kandidatët për deputet në listat shumëemërore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët i janë përgjigjur thirrjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të dorëzuar brenda afatit 10-ditor formularin e vetëdeklarimit në kuadër të Ligjit të dekriminalizimit, për të vijuar më pas me procedurën e marres së mandatit të deputetit.
Kjo pas dorëheqjes së pjesës dërrmuese të deputetëve të opozitës parlamentare Ylli Shehu, Aurora Mara dhe Enver Roshi, përkatësisht të listës së Tiranës, Dibrës dhe Elbasanit kanë depozituar pranë KQZ-së formularin e vetëdeklarimit duke hedhur kështu hapin e parë drejt marrjes së mandatit të deputetit./abcnews.al