Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë zhdukur si pasojë e përmbytjes së një anije peshkimi spanjolle në brigjet lindore të Kanadasë
Mediat e huaja bëjnë me dije se në anije ndodheshin 22 persona, të gjithë anëtarë të ekuipazhit, me 3 prej të cilëve u shpëtuan nga anijet lundruese të peshkimit, ndërsa 4 të tjerë u nxorën fatkeqësisht të vdekur.
Një tjetër varkë dhe helikopter i Autoritetit Kanadez po patrullojnë zonën 180 milje larg ishullit të Newfoundland në Kanadanë lindore, me një kërkim për të zhdukurit./abcnews.al