I riu nga Dimali rreh nënën, por e pëson keq

schedule12:43 - 15 Shkurt, 2022

schedule 12:43 - 15 Shkurt, 2022

Foto ilustruese

Policia e Beratit ka arrestuar një të ri nga Dimali pas denoncimit për dhunë të nënës së tij. Burime zyrtare bëjnë me dije se është arrestuar një 28-vjeçar me iniciale A.Dh i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj nënës së tij.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Dh., 28 vjeç, banues në Dimal, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij”, njofton policia.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al