Ndërkohë që Moska ka njoftuar tërheqjen e një pjese të trupave nga kufiri me Ukrainën duke bërë që bota të marrë frymë më lirisht, zëdhënësja e ministrisë se Jashtme të Rusisë ka akuzuar perëndimin se manipuluan me alarmin për një sulm të mundshëm rus mbi ish-republikën sovjetike, raporton abcnews.al.
Lexo edhe: Shmanget lufta? Rusia fillon tërheqjen e trupave nga kufiri me Ukrainën, megjithatë frika mbetet
Në një njoftim në Telegram sipas BBC, Zëdhënësja Maria Zakharova tha: “15 shkurti 2022 do të hyjë në histori si dita kur propaganda e luftës perëndimore dështoi. Ata janë turpëruar dhe shkatërruar pa asnjë të shtënë.
Ky koment i saji lexohet si pjesë e propagandës së brendshme ruse për të bindur qytetarët se vendimi i tërheqjes ishte pozitiv për Rusinë. /abcnews.al