Rusia njofton tërheqjen e një pjesë të trupave nga kufiri, por çfarë i frikëson ukrainasit

schedule09:56 - 15 Shkurt, 2022

schedule 09:56 - 15 Shkurt, 2022

Pavarësisht se Rusia ka njoftuar se do të fillojë tërheqjen e një pjese të trupave nga kufiri me Ukrainën, një pjesë  e mirë e tyre mbeten atje të paktën deri në 20 shkurt. Rusia kishte pozicionuar rreth 130,000 trupa pranë kufirit të Ukrainës, duke përfshirë rreth 30,000 trupa që morën pjesë në stërvitjet ushtarake në Bjellorusi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov tha se stërvitja e forcave të ushtrisë ruse me ato bjelloruse do të  vijojnë deri në këtë datë, edhe pse disa regjimente kanë përfunduar sipas tij stërvitjen dhe tashmë janë duke u larguar nga kufiri ukrainas.

Sipas BBC, Igor Konashenkov tha:

Njësitë e distrikteve ushtarake jugore dhe perëndimore që kanë përfunduar misionet e tyre dhe tashmë kanë filluar të ngarkojnë materialet dhe mjetet e tyre në trena dhe kamionë për të filluar zhvendosjen nga garnizonet e tyre. Njësi të veçanta do të marshojnë në këmbë si pjesë e kolonave ushtarake.

Një numër ushtrimesh stërvitore luftarake, duke përfshirë stërvitjet, janë kryer siç ishte planifikuar.

Megjithatë, disa stërvitje janë ende në vazhdim”, tha Konashenkov.

Fakti që një pjesë e trupave ruse do të vijojnë të qendrojnë në kufi është një mesazh jo i mirë për ukrainasit, pasi ato mjaftojnë për një sulm, i cili është njoftuar nga agjencitë e inteligjencës perëndimore se do të ndodhë këtë javë.

/abcnews.al