Rama: Asnjë gëzim për qëndrimin e ashpër të eurodeputetëve

schedule18:31 - 28 Shkurt, 2019

schedule 18:31 - 28 Shkurt, 2019

Në një reagim në Twitter, kryeministri Edi Rama nuk shfaqi entuziazëm lidhur me kritikat që delegacioni i eurodeputetëve i bëri opozitës.

“Asnjë gëzim për qëndrimin e ashpër në bllok të europarlamentarëve, kundër arratisë së opozitës parlamentare nga detyra dhe fusha e logjikës demokratike”, shkruan Rama,

Më tej në reagim kryeministri e cilëson të sikletshëm faktin se eurodeputetëve, realiteti mund t’u duket akoma më keq nga sa thonë. Sjelljen e opozitës, Rama e komenton si “shfaqje brutale dritëshkurtësie ndaj njerëzve dhe vendit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!