Një burrë është qëlluar për vdekje nga policia në stacionin Gare du Nord në Paris të hënën në mëngjes pasi kërcënoi se do të vriste policët me thikë.
Sipas një njoftimi të ministrit të brendshëm, Gerald Darmanin incidenti ndodhi rreth orës 07:00 dhe se oficerët e policisë u detyruan të qëllonin autorin për të shmangur çdo rrezik për veten dhe pasagjerët.
Sipas informacioneve, sulmuesi humbi jetën menjëherë, ndërsa dy oficerët janë plagosur lehtë. Një dëshmitar tha se në thikë shkruhej “ACAB”, që do të thotë “Të gjithë policët janë bastardë”.
/abcnews.al