Giuseppe Guttadauro i njohur si doktori është arrestuar nga policia italiane pasi dyshohet se është pjesë e klanit mafioz Cosa Nostra. Në pranga bashkë me të është vënë edhe i biri Mario Carlo.
Sipas mediave italiane “doktori” kishte planifikuar të trafikonte një sasi droge jashtë vendit të financuar nga miqtë e tij në Palermo ku do të përdorte një shqiptar.
Shqiptari do të sillte një sasi kokaine drejt Amerikës së Jugut më bashkëpunim me një stjuardesë e cila do të dërgonte 300 mijë euro në Brazil në momentin kur dërgesa e drogës të mbërrinte nga Amerika e Jugut në Holandë. /abcnews.al