Marrëveshja e Brukselit kishte sjellë pak Kosovë në qytetin e Lleposaviçit, i cili kur flitet për territoret, mendohet se do t’i takojë Serbisë. Por, banorët e qytetit më të largët të Kosovës, thonë se problemet janë ekzistenciale dhe punë nuk ka shumë pasi uzinat e dikurshme tani janë gërmadha. Ata duan të jenë me Serbinë pasi thonë se identiteti i tyre nuk ka qenë kurrë Kosovar. Por, të rëndësishme e kanë punën dhe mbijetesën.
Pjesa më veriore e Kosovës nga kufiri Jarinje drejt Mitrovicës. Veriu është pjesa e kontestueshme dhe e paraqitur si mjet për zgjidhjen e konfliktit dhe firmosjen e marrëveshjes përfindimtare për paqe.
Serbia kërkon përkufizim në disa mijëra kilometra katrorë. Pak industri, natyrë e vdekur dhe flamuj pafund. Një hapësirë shtet në shtet.
Leposavici, është qytet me 17 mijë banorë. Shumë e përmendin në cdo variant se mund të bëhet pjesë e Serbisë. Negociatat për fatin e tyre i presin edhe këtu.
Në këtë pronë jeton familja Veçkoviç. Një ditë e zakonshme e punëve të shtëpisë për të kaluar të ftohtin që shkon e kthehet.
I biri i familjes, është Gorani, 42 vjecari që ka vendosur të rrijë këtu. Drejton dy punë për të mbijetuar. Njëra është një dyqan peshku. Punon edhe me shqiptarët në tregoti. Gatuan kryesisht për festat ortodokse, ahengjet e morte peshk nga liqeni I Gazivodës dhe nga Serbia si dhe supa me porosi .
Goran Vuçkoviç: “Mund të jetojmë një jetë mesatare me këtë punë. Punojmë unë dhe gruaja dhe kemi edhe dy kamarier dhe punojmë shumë për t’ia dalë. Kam fëmijët këtu dhe djali dëshiron të shkoj në Serbi të mësoj për kuzhinier. Biznesi është i mirë, por jo edhe i sigurt. Në Kosovë apo Serbi, kur pyetet për zgjidhjen, problem thotë është politik”.
Goran Vuçkoviç: “Politika është përzier në gjithcka dhe unë planifikoj që fëmijët ti largoj pasi nuk kanë të ardhme këtu. Një të ardhme të munguar e tregon edhe zona industriale. Dikur këtu kishte prodhim, tani aty shëtisin qentë si nëpër një ekspozitë të ndryshkur. Investimet në këtë gjendje nuk janë të mundura”.
Flamujt natyrisht nuk mungojnë as këtu. Trengjyrshja e Serbisë tregon simbolikisht se kush e ka kontrollin. Institucionet e Kosovës këtu kanë shtrirje vetëm aq sa u duhen banorëve që në mendje janë në Serbi. Pak shqiptar jetojnë këtu.
Ivan Vuckovic, është gazetarë dhe raporton edhe për televizionin e Kosovës që këtu nuk ka valë. Pak thotë se serbët I besojnë shtetit të Kosovës.
Ivan Vuçkoviç: “Shumë njerëz punojnë në sistemin e Kosovës, kështu funksionon dhe bashkia. Por, njerëzit nuk varen pasi mbi 60 për qind nuk kanë qenë kurrë në Jug”.
Sanja Sovirlic, është sociologe me profesion. I takon një gjenerate të re dhe shkruan si gazetare në faqen e saj “bota bardh e zi”. Në këtë pab ka pak njerëz dhe rinia ka një realitet brenda dhe një jashtë. Bota e Sanjës megjithatë nuk është pa ngjyra.
Sanja Sovrliç: “Njerëzit nga këtu jo vetëm për shkak të politikës duan të ikin në Serbi të punojnë ose jashtë. Unë këtu e kam punën, por nuk e imagjinoj të rri gjatë”.
Kafeneja është fati i xx. Këtu ai ka ndërtuar një jetë. Por, përtej një qyteti të izoluar mundësitë nuk japin shumë shpresë për ndryshim. Gorani, thotë se problemet në Kosovë ngjasojnë dhe zgjidhjet politike duhet të sjellin punësim.
Goran Vuçkovië: “Edhe shqiptarët kanë të njëjtat problem, dihet se edhe ata shkojnë jashtë për të punuar, edhe këtu nuk ka më fabrika dhe vende pune dhe ikin njerëzit”.
Nga e shkuara kanë fotografitë e vjetra, nga e tashmja frikën, nga e ardhmja vetëm shpresa./abcnews.al