Balla për protestat: Metoda të vjetra të Sali Berishës

schedule14:04 - 28 Shkurt, 2019

schedule 14:04 - 28 Shkurt, 2019

Nuk do të ketë tërheqje të qeverisë nga protestat e opozitës. Sigurinë e jep kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla sipas të cilit zgjedhjet e tjera do të zhvillohen në vitin 2021.

Mandatet e djegura të opozitës tashmë janë një histori që e ka hedhur pas krahëve mazhoranca.  Të paktën kështu duket nga deklaratat e numrit të Partisë Socialiste Taulant Balla.

“Në 25 Qershor 2017 PS fitoi një mandat për të qeverisur me popullin dhe do ta vijojë këtë mandat deri në vitin 2021 kur do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ata vetë vendosën të dalin nga sistemi demokratik ndërsa ne kemi detyrën t’i qëndrojmë strikt dhe besnik mandatit që na është besuar në 25 Qershor. Mandati i 25 Qershorit ishte referendum”.

I sigurt shprehet kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste edhe për mbështetjen që do ti japin ndërkombëtarët në të ardhmen.

“Unë jam krenar ta them që sot Partia Socialiste e Shqipërisë është e konsoliduar në të njëjtin krah me SHBA dhe BE dhe siç e keni ndjekur vetëvrajsen politike të PD dhe LSI, nuk e ka mbështetur askush dhe nuk ka për ta mbështetur askush”.

Shprehja e dikurshme “fajin e ka Sali Berisha” është rikthyer në fjalorin e të majtës qeverisëse, një tjetër përpjekje se Partisë Socialiste për të venitur figurën kryesor të Partisë Demokratike, Kryetarin Lulzim Basha.

 “Ne të gjithë e dimë se cili është Sali Berisha. Ne e dimë se çfarë metodash përdor dhe gjithçka ndodhi në 16 Shkurt, gjithçka patë në ekranet e televizioneve janë skenar i përsëritur i një simbioze kriminale të Sali Berishës sa herë që cenohen interesat e tij apo të familjes”.

Këto qëndrime Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialist, Taulant Balla I bëri publike në takim që zhvilloi me Asamblenë e Zgjeruar Socialiste të Bashkisë Belsh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!