Gjatë tre ditëve të fundit është vënë re një ulje e rasteve të reja të konfirmuar me Covid në vendin tonë.
Në 24 orët e fundit në raportin e ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar të infektuar me Covid 457 qytetarë nga 2 738 testime dhe kanë humbur jetën 3 pacientë.
Me uljen e numrit të infektimeve kemi dhe një rënie të numrit të pacientëve që shtrohen në spital. Sipas ministrisë aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Në bilancin e fundit Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë shëruar 967 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 255,282 që nga fillimi i epidemisë, ndërsa numri i rasteve aktiv me Covid është 9,316 pacientë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3125
Fier 1296
Vlorë 786
Shkodër 744
Gjirokastër 765
Elbasan 701
Berat 673
Lezhë 375
Korçë 281
Durrës 299
Kukës 214
Dibër 57./abcnews.al