Stadiumi i Napolit, ters për zikalëtrtit, ja statistikat e përballjeve mes tyre

schedule16:44 - 12 Shkurt, 2022

schedule 16:44 - 12 Shkurt, 2022

Në orën 18:00 e gjithë vëmendja e sportdashësve do të jetë e përqendruar te supersfida e Seria A, mes Napolit dhe Interit e cila do të luhet në stadiumin “Maradona”.

Të dyja këto skuadra i ndaj vetëm një pikë në tabelën e klasifikimit me zikaltërtit që vijnë si kryesuesit e kampionatit italian, të cilët kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar se Napoli i Spallettit.

Napoli dhe Interi janë përballur plot 151 herë mes tyre në Seria A, ku Interi ka dalë fitues në 68 sfida, ndërsa Napoli në 46, ndërkohë vetëm 37 duele mes tyre kanë përfunduar në barazim.

Zikaltërtit e Inzaghit kanë fituar Interi 5 nga 9 takimet e fundit që ka luajtur në Serie A përballë Napolit dhe ka shënuar në të 7-ta sfidat e fundit.

Interi është skuadra e preferuar e Napolit për të ,mposhtur në shtëpinë e saj. Napoli nuk ka pësuar humbje në 14 nga 15 sfidat e fundit që ka luajtur në shtëpi përballë Interit në kampionat. Të vetmen fitore në Napoli, zikaltërit e kanë marrë në janar të vitit 2020.

Përballë njëra-tjetrës janë dy mbrojtjet më të mira të këtij sezoni në Serie A: Napoli me 16 gola të pësuar dhe Interi 19 gola. Vetëm Interi (29 pikë në 12 ndeshje) ka fituar më shumë pikë se Napoli në shtëpi këtë sezon (25 pikë në 12 ndeshje).

/f.a/abcnews.al