Australianëve do t’ju duhet të marrin vetëm një dozë përforcuese për t’u konsideruar të vaksinuar plotësisht kundër COVID – 19, megjithëse autoritetet kanë njoftuar se udhëtarëve të huaj do t’u duhen ende dy doza për të hyrë në vend.
Zyrtarët australianë e kanë bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19 vetëm për disa punëtorë të linjës së parë, por shumë kompani private, duke përfshirë kompani të mëdha, restorante dhe shitës me pakicë, e kanë bërë vaksinimin të detyrueshëm.
Australia është ndër vendet me shkallën më të lartë të vaksinimit. 94% e qytetarëve mbi 16 vjeç kanë marrë të dyja dozat. Ashtu si vendet e tjera, Australia po përballet përhapjen e Omicron, i cili është më ngjitës.
Vendi ka regjistruar 26,000 raste në 24 orë dhe 48 viktima.
/abcnews.al