Belgjika u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina, duke përmendur frikën për sigurinë dhe praninë e madhe ushtarake në rajon. Në një deklaratë sot, Ministria e Jashtme belge u ka bërë thirrje shtetasve të saj të largohen nga Ukraina.
Sipas deklaratës, që prej nëntorit të 2021, tensionet në kufirin midis Ukrainës dhe Federatës Ruse dhe Bjellorusisë vazhdojnë të rriten. Situata është jashtëzakonisht e paparashikueshme dhe për të njëjtën arsye, ju rekomandojmë që të jeni të përgatitur për të ndryshuar planet tuaja dhe të largoheni nga vendi, theksohet në deklaratë.
Në të njëjtën kohë, theksohet se “në rast të një përkeqësimi të papritur të situatës, mund të ketë pasoja serioze për funksionimin e aeroporteve duke penguar udhëtimin nga dhe brenda Ukrainës.
Gjithashtu edhe Britania i ka bërë thirrje shtetasve të saj të largohen nga vendi. Ministri britanik i mbrojtjes i ka kërkuar qytetarëve britanikë të largohen sa më shpejt nga Ukraina me çdo mjet të mundshëm dhe të mos presin për evakuim.
/abcnews.al