Harta e re e gjyqësorit, avokatët e Durrësit kundër: Të vijmë në Tiranë ka kosto

schedule16:36 - 11 Shkurt, 2022

schedule 16:36 - 11 Shkurt, 2022

Avokatët durrsakë nuk janë dakord me hartën e re të gjyqësorit. Ata i thanë zv. kryetarit të Këshillit të lartë Gjyqësor, Maksim Qokut se Gjykata e Apelit dhe ajo Administrative punojnë me kapacitet maksimal. Sipas Kreut të Dhomës së Avokatisë, Lavrov Petani nuk është me vend që në një qark me popullsi të madhe këto gjykata të mbyllen.

“Nuk është e nevojshëm zhvendosja e Gjykatës Administrative dhe Apelit të Durrësit, në Tiranë pasi janë në aktivitet me kapacitet maksimal. Popullsia në Durrës dhe investimet rriten, mos e lemë qytetin pa këto institucione”.

Qëndrim të ashpër mbajtën dhe avokatët, Përparim Caca dhe Shqiponja Latifi.

“Gjykata e apelit në Tiranë po shqyrton ende çështje të 2017 si qenka efikase? Nuk shmanget korrupsioni me këtë hartë”.

“Të vijmë në Tiranë ka kosto kohore. Për një gjyq në Tiranë duhet të konsumojmë gjithë ditën”.

Nënkryetari i KLGJ tha se në disa nga rekomandimet e avokatëve do t’i marrin parasysh.

Pak ditë më parë drejtuesit e KLGJ u përballën dhe me kundërshtitë e avokatëve të qarkut të Korçës, të cilët nuk janë dakord me shkrirjen e tre gjykatave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!