Mehmeti: Skukën nuk e keni parë akoma, Kallakut nuk i pëlqen të zëvendësohet

schedule20:23 - 10 Shkurt, 2022

schedule 20:23 - 10 Shkurt, 2022

Dritan Mehmeti, trajneri i Partizanit, pas kualifikimit në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, për emisionin Gol pas Goli në Supersport deklaroi:

“Unë mendoj që vuajtëm shumë pak në fund. E kishim mundësitë të mbyllnim ndeshjen në 2-3 situata. U futëm pak në tension, por skuadra e interpretoi shumë mirë ndeshjen, por duhet të kërkonim më tepër qetësi në fazën ofensive”.

“Skuka? Kam pasur besim te ai lojtar, akoma nuk ka bërë asgjë. Ka cilësi mjaft të mira për të bërë diferencën, duhet të sinkronizohet me grupin, ka shumë vlera si lojtar. Kë do doja në gjysmëfinale? Janë kundërshtarë që të imponojnë respekt, nuk kam preferenca”.

“Kishim dy momente për të mbyllur ndeshjen në pjesën e dytë. Ndërrimet? Kallaku ka pasur probleme fizike, nuk ishte në gjendje optimale. A ma dha dorën lojtari pasi doli nga fusha? Ai është djalë fantastik, por e kuptoj momentin. E kam ndërruar disa herë, ai nuk e pranon ndërrimin, por kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Do e shikoni sa do rritet Partizani kur Kallaku të rritet fizikisht.

“Unë e kam filluar karrierën si futbollist te Partizani, kur isha 17 vjeç, si trajner e kam nisur te Dinamo, por kam pesë vjet këtu te Partizani. Skuka është natyrë shumë pozitive, është natyra e tij, nuk është se nuk do t’i pasojë shokëve. Duhet të rritet. Kam punuar me të goxha, shokët duhet ta kuptojnë se nuk e bën me qëllim të keq”.

“Kupa? Po kalojmë një tranzicion, tani po organizohet skuadra. Duhet t’i shikojmë ndeshjet njëra pas tjetrës. Është e vështirë të përshtatesh në mes të kampionatit dhe të kërkosh mbi mundësitë. Manovra jonë do kristalizohet, do imponojmë ritmin ndaj kundërshtarëve me kalimin e kohës”, deklaroi trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!