Paulo Dybala ende nuk ka nënshkruar kontratën e re me Juventusin dhe largimi i tij është një opsion që ka shumë mundësi të ndodhë.
Bardhezinjtë e kanë menduar edhe planin B, nëse kapiteni largohet në verë me parametra zero dhe si pasues për të është përzgjedhur Nicolo Zaniolo.
Ylli i Romës është një nga më të mirë në Serie A dhe Juventusi është gati të ofrojë 40 milionë euro, sipas Tuttosport.
Një opsion tjetër është që të ofrojë në marrëveshje amerikanin Weston Mckennie, për të cilin mund të binden pronarët nga SHBA të klubit të Romës. / abcnews.al