Arjola ka humbur kujdestarinë e fëmijëve gjatë qëndrimit në “BB VIP”? Juristja zbulon si qëndron e vërteta

schedule14:08 - 10 Shkurt, 2022

schedule 14:08 - 10 Shkurt, 2022

Por prej disa ditësh, në mediat rozë kanë qarkulluar lajme se Arjola Demiraj e ka humbur kujdestarinë e tre fëmijëve të saj për shkak se ka qëndruar katër muaj brenda shtëpisë së “Big Brother”. Thuhej se ish-partneri i saj e ka shfrytëzuar këtë mungesë të saj për të marrë kujdesin ndaj fëmijëve.

Lidhur me këtë çështje, ka reaguar shoqja e aktores, Eva Vatoci, e cila me profesion është juriste dhe punon në Gjykatën e Tropojës. Ajo ka dhënë një intervistë për “lajmi.net” dhe rasti është pjesë e Gjykatës së Apelit në Tiranë deri në këto momente. Sipas saj, nuk është zhvilluar asnjë seancë lidhur me kujdestarinë e fëmijëve të Arjola Demirit.

“Nuk ka asgjë të vërtetë, sepse, Gjykata e Apelit Tiranë, ka të regjistruar çështjen për “Caktimin e Kujdestarisë Prindërore” për Arjola Demirin dhe palën tjetër, por nuk ka zhvilluar akoma seancë gjyqësore”, u shpreh Vatoci.

Ndër të tjera, shoqja tregoi se fëmijët e Arjolës janë shumë mirë nën kujdesin e familjarëve të aktores dhe nuk kanë asnjë mërzitje apo pakënaqësi ndaj familjarëve qe po kujdesen për ta.

“Lajmi që është publikuar në disa portale është totalisht i pavërtetë, pasi fëmijët e Arjolës janë lënë në kujdestari të plotë të familjes së saj dhe të tre fëmijët e saj nuk kanë shprehur asnjë mërzitje apo pakënaqësi ndaj familjarëve ku ata po qëndrojnë, por përkundrazi po rriten me shumë dashuri dhe përkujdesje të veçantë”, tha Vatoci./abcnews.al