Videoja e postuar në rrjetet sociale nga mbrojtësi i West Ham, i cili godiste macen si të ishte një top futbolli, bëri që të ketë shumë reagime kundër Kurt Zouma.
Përveç kritikave, dënimeve, penalizimeve apo edhe shkëputjen e kontratës nga Adidas, një tjetër reagim ka ardhur për gjestin e mbrojtësit francez.
Përpara se të shkonte në terrenin stërvitor, Michael Antonio u pyet nga “Sky Sports” për mendimin e tij për këtë çështje. Xhamajkani vendosi të përgjigjet duke iu përgjigjur me një pyetje gazetarit.
“A mendoni se kjo që bëri është më e keqe se racizmi? Unë nuk po e fal, nuk jam aspak dakord për atë që ka bërë. Por ka njerëz që janë dënuar për racizëm dhe më vonë janë kthyer për të luajtur. Ata mund të kenë marrë një ndalim me 8 ndeshje ose diçka e tillë, por tani ata po bëjnë thirrje për largimin përfundimtar të Zouma” është shprehur Antonio.
“Is what he’s done worse than racism?” @WestHam soccer star @Michailantonio asks in response to being asked about his team mate @KurtZouma being filmed kicking & abusing his cat.
pic.twitter.com/ZR8dkjIKwC— Andy Ngô ?️? (@MrAndyNgo) February 10, 2022
Sulmuesi vazhdoi duke thënë “Pyetja ime është: A është ajo që lojtari bëri më keq se njerëzit e dënuar për racizëm?”, do të përfundonte Xhamajkani. /f.a/abcnews.al