Monika Lubonja dhe Ilir Shaqiri janë zënë keq në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Aktorja ka shpërthyer ndaj Ilirit, duke e akuzuar se ka luajtur me të gjatë gjithë kohës.
“Unë të kam qenë shumë besnike dhe të kam dashur shumë. Ndërsa ti ke luajtur. Ti ke luajtur me mua”, ka thënë Monika.
Ndërkohë, Iliri është shprehur se asaj i intereson vetëm gjendja e vetë emocionale.
“Rëndësi ka që ti të jesh mirë. Të gjithë ne duhet të na interesojë gjendja emocionale e Monikës. Ne këtu kemi ardhur që Monika të jetë rehat. Ty të ka bërë fajtore loja jote”, i është kthyer Iliri./abcnews.al