Votë “pro” shtyrjes së afateve të Vettingut, Basha: Do bëjmë çdo gjë për integrimin e vendit

schedule10:40 - 10 Shkurt, 2022

schedule 10:40 - 10 Shkurt, 2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  ka folur menjëherë pas mbledhjes me grupin parlamentar ku kanë vendosur për të votuar pro zgjatjes së organeve të vettingut.

Basha në fjalën e tij ka theksuar se një vendim i tillë nuk bie ndesh me parimet e tyre, por është pikërisht ajo që ato kanë thënë dhe duan se do të bëjnë e mbështesin integrimin e vendit për në BE.

Kryedemokrati ndër të tjera u shpreh se Brenda pak ditëve trekëndëshi i Bermudës, Edi Rama në krye, Berisha e Meta bënë gjithçka të largojnë ONM nga Shqipëria e vettingu të shkojë në drejtim të paditur.

LEXO EDHE: Votë pro vettingut, Basha-deputetëve: Sot nisim punën me dy prioritetet e mëdha të vendit

Gjithashtu ai ka theksuar se këtë seancë plenare do të votohen edhe dy reforma të rëndësishme që kanë qenë nismë e PD-së siç është reforma zgjedhore dhe ajo territoriale.

“Reforma në drejtësi ka pasur ecajaket e saj ngecje dhe devijime dhe vijon të ketë të tilla.Trekëndëshi i Bermudës ka bërë gjithçka që të largojë OMN nga Shqipëria dhe që vettingu të shkojë në drejtim të paditur, me të gjithë problemet me anëtarët e KPK dhe KPA të korruptuar, ka vetëm një shans që Shqipëria të bëhet pjesë e Europës, që kriminelët të mos jenë në parlament, nuk është drejtësia që duam, po do ishte me keq nëse ky proces do mbetej në mes dhe do të ndërprehet integrimi Europian i vendit, për hir të integrimit europian të vendit do bëjmë gjithçka, po i japim shansin një drejtësie që të ringrihet.

Sot kuvendi do të kalojë edhe miratimin e 2 komisioneve të rëndësishme që janë prioritete të Shqipërisë për reformën zgjedhore dhe rindarjen territoriale të Shqipërisë, nuk janë vetëm zotime e mia, por të gjithë shqiptarëve, reforma zgjedhore arsyeja pse jemi në parlament, gjatë fushatës për zgjedhjet , shqetësim i qytetarëve ka qenë reforma territoriale. Vettingu në politik, ndalimi që kryeministri të ketë më shumë se 2 mandate, ndryshimi i sistemit zgjedhor, një sistem i pastër mazhoritar janë pjesë e një pakete më të gjerë kushtetuese, nuk mund të ndodh në kushtet kur kishte ardhur kërkesa për zgjatjen e vettingut në drejtësi, se lidhet me disa aspekte proceduriale”, ka thënë Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!