Një gjueti njerëzore është duke u zhvilluar në Pakistan për një shërues besimi, i cili dyshohet se goditi një gozhdë në kokën e një gruaje shtatzënë. Gruaja mbërriti në një spital në Peshawar pasi u përpoq të nxirrte gozhdën 5 cm me pincë. Fillimisht, ajo u tha mjekëve se ajo e kishte kryer vetë aktin, por më vonë pranoi që një shërues besimi, i cili i kishte pohuar se mund t’i garantonte se ajo do të lindte një djalë ishte përgjegjës.
Policia filloi hetimet pasi imazhet me rreze x të plagosjes u shfaqën në internet. Doktor Haider Khan i Spitalit “Lady Reading”, tha se gruaja ishte “plotësisht e vetëdijshme, por kishte dhimbje të jashtëzakonshme” kur mbërriti. Stafi në spital i tha gazetës lokale “Dawn” se gruaja i ishte afruar shëruesit së besimit pasi kishte dëgjuar për praktikën nga një fqinj.
Ata shtuan se gruaja ishte nënë e tre vajzave dhe se burri i saj e kishte kërcënuar se do ta linte nëse ajo do të lindte një vajzë tjetër. “Ajo është shtatzënë në muajin e tretë dhe për shkak të frikës së të shoqit shkoi te shëruesi i besimit,” tha stafi i spitalit për gazetën “Dawn”.
Në disa vende më të varfra të Azisë Jugore, shpesh besohet se një djalë u ofron prindërve siguri më të mirë financiare afatgjatë sesa vajzat dhe kjo shkakton praktika shfrytëzuese, shpesh nga të ashtuquajturit “shërues besimi”. Shëruesit e besimit janë relativisht të zakonshëm në disa pjesë të Pakistanit, veçanërisht në zonat fisnore veriperëndimore raporton “BBC”. Praktikat e tyre janë të bazuara në njohuritë sufiste, ndonjëherë të përshkruara si një formë e misticizmit islamik.
Aktivitetet e tyre janë të ndaluara në shumë shkolla islame. Në një postim në Twitter të lëshuar të martën, shefi i policisë së Peshawarit, Abbas Ahsan tha se një ekip special hetimor ishte formuar për të “sjellë para drejtësisë shëruesin e besimit që luajti me jetën e një gruaje të pafajshme dhe i vuri një gozhdë në kokë me premtimin e rremë të një fëmije mashkull”.
Policia ka kaluar disa ditë duke intervistuar stafin e spitalit dhe duke u përpjekur të gjurmojë gruan, e cila u largua nga spitali pasi stafi i kishte hequr gozhdën nga koka, me shpresën se ajo mund t’i ndihmonte ata të identifikonin burrin. “Ne së shpejti do të vendosim duart mbi magjistarin,” tha zoti Ahsan. Zoti Ahsan tha gjithashtu se oficerët e tij do të shqyrtojnë pse stafi nuk e raportoi incidentin në polici kur gruaja u paraqit për herë të parë në spital. / abcnews.al