U përplas nga kamioni në Milot, 50-vjeçarja ndërron jetë te spitali i Traumës (EMRI)

schedule20:13 - 8 Shkurt, 2022

schedule 20:13 - 8 Shkurt, 2022

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të një karburanti në aksin rrugor Milot Rrëshen. Sipas policisë një kamion që drejtohej nga S.L., 39 vjeç, banues në Kamëz ka përplasur një këmbësore rreth 50-vjeçe e identifikuar si Delina Cera.

Kjo e fundit është dërguar në spitalin e Traumës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve që ka pësuar si pasojë e përplasjes.

“Në aksin rrugor Milot-Rrëshen,  në afërsi të një karburanti mjeti tip kamion me drejtues shtetasin S.L., 39 vjeç, banues në Kamëz,  Tiranë  ka aksidentuar këmbësoren shtetasen D.C., rreth 50 vjeçe, banuese në Milot, Kurbin, ku si pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rendë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /abcnews.al