Autoritetet e Libisë kanë kapur një sasi të madhe droge të paketuar me portretin e presidentit rus, Vladimir Putin në një plazh. Mediat e huaja bëjnë me dije se zyrtarët e policisë në Al-Marj në verilindje të vendit, kanë bërë me dije se janë kapur 323 paketime hashashi, secila e mbështjellë me plastikë dhe me fytyrën e presidentit rus.
Droga është gjetur nga banorët vendas të cilët kanë thënë se ndoshta u hodh në breg pasi mbytjes së një varke që përmbante drogë kontrabandë. Vlen të përmendet se vetëm pak ditë para këtij zbulimi, banorët gjetën sasi të mëdha hashashi në plazhet e qyteteve libiane Talmitha dhe Boutraba.
Ndërkohë në sasinë e kapur më parë të drogës në vend të fotos së Putinit ishin të stampuara me fotografitë e bosit famëkeq kolumbian të drogës Pablo Escobar./abcnews.al