Autoritetet po hetojnë vdekjen e një gruaje, e cila humbi jetën teksa ra nga një urë në West Palm Beach, Florida. Viktima ishte duke kaluar me biçikletë në pjesën e trotuarit të urës Royal Park, e cila lidh West Palm Beach me Palm Beach, vetëm pas orës 13:00 të së dielës, sipas zëdhënësit të policisë së Mike Jachles, shkruan CNN
Gruaja ishte 10 metra larg nga fundi i urës kur ura filloi të hapej, sipas policisë. Një kalimtar i rastësishëm mashkull në një skateboard, i cili ndodhej disa metra larg viktimës, tentoi pa sukses të shpëtonte gruan, e cila po mbahej te kangjellat. Ajo humbi kontrollin, duke rënë poshtë.
Polica ende nuk ka bërë të ditur identitetin e gruas. Hetuesit tani po punojnë për të përcaktuar se si u hap ura përpara se të sigurohej se nuk kishte asnjë kalimtar që mund të rrezikohej dhe nëse ishte shkelur ndonjë protokoll sigurise.
Ura u mbyll për gati gjashtë orë të dielën, ndërsa policia po hetonte vendin e ngjarjes.
Nuk raportohet për të lënduar të tjerë.
/abcnews.al