VIDEO/ Lautaro dhe Theo Hernandez debatojnë së bashku, çfarë nuk u pa në sekondat e fundit të derbit

schedule15:30 - 7 Shkurt, 2022

schedule 15:30 - 7 Shkurt, 2022

Në sekondat e fundit të derbit të Milanos, Theo Hernandez bëri një ndërhyrje të qëllimshme dhe aspak profesionale ndaj Dumfries, ku u ndëshkua dhe me kartonin e kuq.

Por një fragment nuk është parë nga televizori kur Theo u larguar në drejtim të dhomave të zhveshjes.

Duke zbritur shkallët, Lautaro Martinez është afruar duke debatuar me të dhe duket se nuk është përmbajtur nga nervat dhe e ka pështyrë anësorin e Milan-it.

Ky veprim është ndëshkuar pas ndeshjes nga gjyqtari i katërt i cili ka njoftuar gjyqtarin kryesorë dhe ky i fundit i ka treguar kartonin e verdhë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!