Mos i hidhni lëvozhgat e hudhrave. A i dini përfitimet që merrni nga to?

schedule12:00 - 7 Shkurt, 2022

schedule 12:00 - 7 Shkurt, 2022

Që hudhra ofron një sërë benefitesh për trupin e njeriut, nuk është diçka e re. Por ndoshta nuk e keni ditur se mund të përdorni edhe lëvozhgat. Të gjithë i hedhim, por janë edhe shumë të dobishme. Ato mund të ndihmojnë me sëmundje të ndryshme të lëkurës dhe lehtësojnë rrudhat.

Mund të kenë një efekt të fortë kundër alergjive dhe kushteve të caktuara shëndetësore. Gjithçka që ju nevojitet është t’i mblidhni lëvozhgat, t’i ruani në një kavanoz qelqi. Merrni pak nga to, shtoni një litër ujë dhe lëreni të vlojë për disa minuta. Lëreni të qëndrojë për 6-8 orë, që uji të ftohet plotësisht.

Asnjëherë mos e pini këtë pije sa është e nxehtë. Pini 4 gota nga ky ujë në një ditë dhe kështu me radhë për muajin tjetër. Ju do të shihni se sa shumë lëkura juaj do të bëhet më e bukur dhe me shkëlqim. Gjithashtu, kjo rekomandohet si një mjet për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!