Juventus ka marrë një fitore tepër të rëndësishme sot në mbrëmje ndaj Hellas Verona me rezultatin 2-0.
Dusan Vlahovic shënoi i pari në minutën e 13-të një gol fantastik pas një asistimi nga Dybala. Në pjesën e parë rastet ishin të shumta por u mbyll në 1-0.
Pjesën e dytë ishte përsëri Juventus që shënoi. Në minutën e 61-të ishte blerja tjetër e re e cila shënoi golin e dytë Denis Zakaria.
Morata asistoi për të duke shënuar mjaft thjeshtë. Të dy blerjet e reja të merkatos së janarit debutuan me gol për Juventus.
Tashmë Juventus ngjitet në vendin e katërt me 45 pikë./h.ll/abcnews.al