COVID-19/ 659 të infektuar, 4 humbje jete në 24 orët e fundit

schedule18:49 - 6 Shkurt, 2022

schedule 18:49 - 6 Shkurt, 2022

5 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në vendin tonë, ndërkohë që 793 qytetarë janë infektuar nga 3656 testime të kryera.

Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme me 152 persona të shtruar, 15 prej të cilëve në gjendje më të rëndë.

Lajmi i mirë në këto ditë është ulja e rasteve aktive, ku aktualisht numërohen rreth 13 mijë e 600 persona të infektuar.

Njoftimi:

Në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3,136 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 659 qytetarë, në këto bashki:
362 në Tiranë, 25 në Vlorë, 22 në Fier, 20 në Shkodër, 19 në Durrës, Lushnje, 18 në Elbasan, 17 në Kamëz, 15 në Sarandë, 9 në Vorë, Gjirokstër, 8 në Mallakastër, 7 Delvinë, 6 në Vau Dejës, Lezhë, Kuçovë, 5 në Tepelenë, Devoll, Cërrik, 4 në Mirditë, Krujë, Patos, Memaliaj, 3 Malësi e Madhe, Kukë, Kurbin, Kavajë, Dibër, Himar, Pogradec, Dimal, Poliçan, 2 në Fushë Arrëz, Tropojë, Shijak, Dropull, Përmet, Korçë, Berat, Skrapar, Belsh, Librazhd, Prrenjas,1 në Rroskovec, Divjakë, Selenicë, Finiq, Maliq.
Janë 13,608 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka katër humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar  nga Vlora 55 vjeç, një qytetar  nga Berati 67 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 78 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 87 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 1,549 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 247,636 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (06 Shkurt  2022)

Raste të reja ditore          659
Të shëruar në 24 orë       1,549
Të shtruar në spitale       152
Humbje jete në 24 orë    4
Testime ditore                 3,136

Testime totale                1,693,375
Raste pozitive                 264,624
Raste të shëruara           247,636
Raste Aktive                    13,608
Humbje jete                     3,380

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë             5,227
Fier                 1,673
Shkodër          1,358
Vlorë               1,066
Elbasan           865
Gjirokastër      827
Berat                733
Lezhë               534
Korçë               498
Durrës              422
Kukës               277
Dibër                128

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!