Trendi casual nga vitet ’90 që rikthehet në pranverë

schedule15:15 - 6 Shkurt, 2022

schedule 15:15 - 6 Shkurt, 2022

Trend i viteve të fundit mbetet padiskutim veshjet e gjera. Nga xhaketat, pantallonat e gjera, këshimat dhe sigurisht kostumet e çojnë modën në një nivel tjetër. Kështu, kostumi u rikthye këtë vit më dinamik se kurrë, duke kombinuar në thelb dy pjesët më trendi të sezonit – pantallonat prej pëlhure dhe xhaketën oversize – në një set.

Prandaj është përshtatja e slouchy e viteve ’90 ajo që “vjedh” pamjen. Njëngjyrëshe ose me printe, me shiritin retro në sy, kostumet vishen nga mëngjesi deri në mbrëmje. Mund t’i kombinoni me çizme elegante, me taka dhe këmisha saten, për një pamje më klas, por mund të bëni më sportive edhe me një palë atlete dhe një T-shirt.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!