Kukësi me Shkurtaj dhe Pëllumbin nga minuta e parë, Egnatia kërkon 3 pikë e para

schedule13:03 - 6 Shkurt, 2022

schedule 13:03 - 6 Shkurt, 2022

Kukësi dhe Egnatia do të përballen mes tyre në ndeshjen e javës së 19-të Abissnet Superiores.

Një ndeshje që verilindorët duhet të reagojnë pas asaj humbjeje turpëruese me Tiranën, por edhe për të shkurtuar dieferencën me ta.

Nga krahu tjetër Egnatia do kërkojë edhe 3 pikët e para për vitin 2022. 3 pikë për rrogozhinasit do të thonë edhe lënia pas e disa rivalëve në garën për mbijetesën.

Diego Longo për këtë sfidë do të hedhë nga minuta e parë Jorgo pëllumbin përkrah Lulajt, por nga minuta e p[arë do të luajë edhe sulmuesi Vasil Shkurtaj, për të rrëmbyer fitoren në këtë sfidë.

Formacionet zyrtare:

Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Agbekpornu, Krivanjeva, Allmuça, Duranski, Iseni, Ademi, Levendi, Jackson, Augusto. Trajner: Zekirija Ramadani

Kukësi: Tafas, Gligorov, Lulaj, Pëllumbi, Ndreca, Sh. Taipi, Lucas, Gj. Taipi, Basa, Shkurtaj, Musta. Trajner: Diego Longo . /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!