Një baba i përkushtuar, Ledri bën gjestin e veçantë për të bijën para koncertit

schedule09:28 - 6 Shkurt, 2022

schedule 09:28 - 6 Shkurt, 2022

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë prindër të një vajze. Ndërsa fotot krah së bijës nuk kanë munguar në rrjete sociale, reperi ka treguar se është shumë i përkushtuar ndaj saj. Poem Blu, e cila bëri 1 vjeç në Dhjetor, është kthyer në një ndër bebushët më të pëlqyer të showbizz-it.

Së fundmi, ka qenë Sara e cila ka ndarë një moment të këndshëm të reperit me Poem. Para se të shkonte në koncert, ai është kujdesur për vogëlushen duke e vendosur në gjumë. Këtë moment të veçantë e ruajtur me një foto, të cilën më pas Sara e ka ndarë me ndjekësit.

/abcnews.al