Arapi: Goli i shpejtë na goditi, të marrim maksimumin në ndeshjet e mbetura

schedule19:55 - 5 Shkurt, 2022

schedule 19:55 - 5 Shkurt, 2022

Teuta nuk ka mundur të siguroj fitoren e dytë rresht, teksa është mposhtur thellë nga Partizani me shifrat 4-0.

Durrsakët pas kësaj humbjeje rrezikojnë shumë në tabelën e klasifikimit, ndërsa tekniku i djemve të detit, Reanto Arapi është shprehur se goli i shpejtë i befasoi lojtarët.

“Ai gol i pësuar shpejt na dha një goditje dhe erdhi pas një gabimi. U çorganizuam më tepër dhe ishte e pamundur të reagonim diçka. Duhet të edukohemi të zbatojmë detyrat mbrojtëse. Kjo humbje na dhemb, por duhet të shohim përpara dhe të përmirësohemi. Edhe pas golit u mundova t’i thosha skuadrës që nuk duhet të dalim nga detyrat. Ndoshta ka ndikuar edhe lodhja, pasi kemi zhvilluar dy ndeshje në një hark të shkurtër kohor.”

Objektivat: “Po të kishim fituar sot, mund të pretendonim, por ky është realiteti, duhet t’u marrim maksimumin ndeshjeve që kanë mbetur.”

Ndëshkimi i Asion Dajës: “Nuk jam i qartë për kartonin e kuq të Dajës, nuk mund të prononcohem, pasi duhet të bëj analizën e ndeshjes më parë.”

Ndryshimet te Teuta: “Ne e kemi diskutuar edhe herë tjetër që ndryshmet mëdha nuk i bëjnë mirë ekipit, por situata erdhi e tillë. Ndoshta jemi brenda objektivave për të shpëtuar sezonin, do të fokusohemi 100% te Kupa. Aleksi? Është pikë kyçe e ekipit tonë, ndihmon shumë fazën mbrojtëse, për arsye shëndetësore u munduam ta zëvendësonim.”

Mungesë agresiviteti: “Sigurisht që duhet të jemi më agresivë, por shumë i rëndësishëm është komunikimi. Shpresojmë ta përmirësojnë”, përfundoi tekniku i durrsakëve. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!