Teuta-Partizani përplasin “brirët” për 3 pikë, trajnerët zgjedhin titullarët

schedule16:20 - 5 Shkurt, 2022

schedule 16:20 - 5 Shkurt, 2022

Teuta dhe Partizani do të përplasin “brirët” mes tyre për 3 pikët e javës së 19-të të kampionatit shqiptarë.

Kjo sfidë do shikojë një “luftë” të vërtetë për të lënë kundërshtarin prapa në pozicionimin në tabelën e klasifikimit.

Djemtë e detit të udhëhequr nga Renato Arapi do kërkojnë vazhdimësinë e fitoreve pas asaj kundër Skënderbeut në javën e kaluar, ndërsa Partizani pas humbjes në Laç, kërkon 3 pikët e kthesës.

Trajnerët kanë vendosur edhe për lojtarët titullarë që do të hedhin në fushën e lojhës për të rrëmbyer 3 pikët në “Elbasan Arena”.

Formacionet zyrtare:

Teuta: Qirko, Idrizaj, Qaqi, Ivanovic, Kotobelli, Aleksi, Daja, Acquah, L. Vila, E. Vila, Hebaj. Trajner: Renato Arapi

Partizani: Hoxha, A. Marku, Belica, Sota, Hadroj, Murataj, Rrapaj, Mala, Kallaku, Cara, Skuka. Trajner: Dritan Mehmeti . /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!