Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe gruaja e tij kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
“Sot unë dhe gruaja ime rezultuam pozitivë me Covid-19. Fatmirësisht, ne kemi simptoma të lehta pasi jemi infektuar Omicron. Ne do të vazhdojmë të punojmë nga shtëpia”, shkroi në Twitter presidenti.
Turqia ka shënuar rekord të rasteve me Covid-19 gjatë ditëve të fundit, me 111,157 raste të raportuara të premten. Numri i viktimave gjithashtu ka shënuar rritje në vend, me 248 viktima në 24 orë- numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi pandemisë.
/abcnews.al