Astrit Avdylaj i “Dosjes 339” është shpallur fajtor nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjykata pasi zhvillimit të seancës gjyqësore, administroi provat, si dhe dëgjoi palët, ndërsa arriti konkluzione përfundimtare.
Gjykata vendosi:
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i struakturuar kriminal” parashikuar nga neni 283/a/1, dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
-Pushimin e akuzës për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, në ngarkim të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) pasi ndjekja penale nuk mund të fillonte për këtë vepër penale, bazuar në nenin 6 | F a q e 328 pika “1” gërma “d” dhe 387 të K.Pr.Penale.
-Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
-Vuajtja e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”
Astrit Avdylaj, një personazh i njohur tashmë, është i dënuar nga Gjykata e Durrësit për vrasje me paramendim.
Avdylaj është kreu i bandës kriminale të ‘”Avdylajve” në Shijak si dhe i njohur për lidhjet që ka ai në Durrës. Ky person u arrestua gjatë operacionit të koduar policor Vol- Vo 4 bashkë me disa anëtarë të tjerë të grupit të tij.
Ata u arrestuan pasi në Brenogë të Hasit u zbulua një laborator heroine, e cila vinte nga Irani në Kosovë dhe përpunohej në Shqipëri ku të implikuar ishin dhe gripi Avdyli. /abcnews.al/