Reperi i njohur, Getinjo është shfaqur në rrugët e Budapestit në Hungari. Ai ka ndarë edhe një foto në Instastory, ku ka zbuluar edhe një detaj të pathënë për jetën e tij.
Getinjo ka rrëfyer të kaluarën e tij në këtë shtet. Madje, reperi ka treguar plot tri herë rastet kur ai ka përfunduar në burgjet e këtij shteti.
Sipas Getinjos, kjo mund të ketë ndodhur në kohën kur shqiptarët tentonin të kalonin kufirin ilegalisht për të dalë në Europë dhe Hungaria ka qenë një nga shtetet që ka shërbyer si “urë lidhëse”.
“Këtu ku shumë shqiptarë kanë përjetuar maltretimin, njëri prej tyre edhe unë. Sot vij e i rrahë me dokumente gojës. Jeta është interesante! Tri herë kam qenë në burgje të këtij shteti, duke u munduar të dalë në Evropë. Zoti është i mrekullueshëm”, ka shkruar reperi përmbi foto./abcnews.al