Inceneratorët, Soreca: Vijimi i komisionit, i rëndësishëm. Të luftojmë korrupsionin

schedule15:38 - 4 Shkurt, 2022

schedule 15:38 - 4 Shkurt, 2022

Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca vlerëson zgjatjen e afatit të komisionit parlamentar për hetimin e inceneratorëve.

Përmes një reagimi në rrjete sociale Soreca shkruan se zgjatja e këtij komisioni është i rëndësishëm. Ambasadori thekson se transparenca dhe llogaridhënia janë parimet kryesore të BE-së dhe Shqipërisë në rrugën e saj integruese.

“E rëndësishme që puna e Komisionit Hetimor të Parlamentit për inceneratorët të vazhdojë. Transparenca dhe llogaridhënia janë parimet kryesore të BE-së. Lufta kundër korrupsionit është një prioritet kryesor për BE dhe Shqipërinë në rrugën e saj integruese”, shkruan Soreca.

Në lidhje me aferën e inceneratorëve, është arrestuar ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe janë shpallur në kërkim Stela Gugallja dhe Klodian Zoto. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!