Thomas Strakosha pritet të ndajë rrugët me Lazion në fund të këtij sezoni, pasi palët nuk kanë arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës.
Portieri i kombëtares shqiptare largohet me parametra zero dhe shpesh ka pasur zëra për klube të Premier League të interesuara për shërbimet e tij.
Së fundmi nga Italia ka lajme të reja. Napoli është klubi që po mendon ta transferojë Strakoshën, i cili kohët e fundit edhe po luan te Lazio.
Portieri pa diskutim është një okazion për shumë klube, pasi është një portier që numëron një numër të madh ndeshjesh në Serie A dhe kupat e Evropës. / abcnews.al