Maqedonia në “udhëkryq” për mandatin e Trajko Veljanovskit

schedule17:16 - 24 Shkurt, 2019

schedule 17:16 - 24 Shkurt, 2019

Kuvendi i Maqedonisë nuk ka caktuar ende një datë për shqyrtimin e kërkesës së gjykatës për miratimin e paraburgimit për deputetin e VMRO-së, Trajko Veljanovski. Partia në pushtet, LSDM ka deklaruar se baza për thirrjen e një seance plenare ekziston, por komisioni i posaçëm nuk ka ende një qëndrim për heqjen e imunitetit të Veljanovskit. Pas dy ditë debat, Komisioni për çështjet e rregullores, mandatit dhe imunitetit mbylli diskutimet me 4 vota pro dhe 4 kundër në lidhje me heqjen e imunitetit të Veljanovskit. Në momentin e votimit mungoi deputeti i BDI-së Agim Shaqiri, i cili do të mund të kishte bërë diferencën. Tani topi është në fushën e Kuvendit./abcnews.al