Duket se Kim Kardashian dhe Kanye West duke u divorcuar nuk kanë munguar ta ndajnë bashkëpunimin me Demna Gvasalia dhe shtëpinë e Balenciaga -s në dysh. Më pak se një muaj pasi Ye njoftoi partneritetin e tij me Demna dhe GAP, Balenciaga shpall Kimberly-n si fytyrën e fushatës së tij.
Sado që yjet më të mëdhenj në javën e modës shfaqen me look-un e markës më të nxehtë luksoze për 2021-shin, aq sa në fushatën e fundit kishte emra të mëdhenj si ai i Justin Bieber, por edhe një sfilatë e tërë me The Simpsons.
Manjati miliarder i mediave sociale luajti në fushatën e re së bashku me muza të tjera të shtëpisë, duke përfshirë aktoren e madhe franceze Isabelle Hupper, në një seri fotografish të realizuara nga Stef Mitchell.
Duket se shtëpia po ndryshon rrjedhën e saj në rrjetet sociale, duke vënë baste për të famshmit. Për një kohë të gjatë, Instagrami i markës ishte një enigmë e fotografive të artistëve të zbehtë, të vrenjtur të skenës së Berlinit, me një pamje viktoriane, por sezonet e fundit imazhi i shtëpisë ka ndryshuar rrënjësisht.
Përveç projekteve të saj, kjo është fushata e parë e modës e Kim-it që nga viti 2014, kur ajo dhe Kanye West mbanin koleksionin SS15 të Balmain./abcnews.al
View this post on Instagram