Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi do të gëzojë më në fund. Mbrojtësi Eni Imami ka arritur të mposhtë Covid-19 dhe do ti bashkohet menjëherë skuadrës në stërvitje, për tu përgatitur për ndeshjen e radhës që blutë do të luajnë kundër Kastriotit, sfidë e vlefshme për javën e 19-tëtë Abissnet Superiores.
Lajmin e shërimit e ka njoftuar vetë Imami, në një mënyrë mbrojtësi shkruan: “Meqë dola negativ sot. Gëzuar!”.
Tiranasi ka arritur të bëjë shumë mirë me Dinamon në këtë sezon dhe ka luajtur 16 ndeshje në Superiore, të gjitha si titullar duke shënuar edhe 1 gol. /f.a/abcnews.al